TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 14:56

Përplasjet në PD, Kulluri: Do dështojë tentativa e Bardhit për të çuar deputetët te Foltorja!

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në PD, Kulluri: Do dështojë tentativa e Bardhit
Edvin Kulluri

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri u shpreh se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë dhe se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do shkojë te Berisha apo do qëndrojë tek PD zyrtare.

Kulluri tha po ashtu se vula do qëndrojë në PD zyrtare derisa gjykata të legjitimojë Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij tentativa e Bardhit për të çuar deputetët te Foltorja do dështojë pasi përplasja Basha-Berisha është një përplasje Berisha-SHBA.

Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha kanë debatuar me tone të ashpra në Kuvend. Përplasja mes tyre nisi për kreun e ri të grupit parlamentar të PD. 

“Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit.

”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së.

“Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla.

Gazment Bardhi i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar ashpër pas njoftimit që dha Nikolla se Basha është kreu i grupit. Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD.

përplasjet në pd

Lini një Përgjigje