
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi takimin e sotëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo e fundit erdhi në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga Bajram Begaj fillimisht dhe më pas pati një takim me kryeministrin, pa dhënë shumë detaje mbi atë që u fol.
“Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, shprehet se kryeministri Rama.
Kohë më parë raportet e Ramës me Osmanin dhe Kurtin ishin shumë të tensionuara. Por situata ka ndyrshuar. Osmani duket sikur është zbutur, teksa me Kurtin vijon e njëjta situatë.
Lini një Përgjigje