TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 12:10

Vizita në Tiranë, Vjosa Osmani: Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Tiranë, Vjosa Osmani: Kemi nevojë për
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, duke theksuar se “jemi dy shtete, por fatet i kemi të ndërthurura”.

Kreu i Shtetit të Kosovës, gjatë një konference me homologun Bajram Begaj, u shpreh se Dialogu me Serbinë vazhdon, por shtou se vetëm njohja reciproke sjell paqe.

Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, synim kryesor i yni mbetet integrimi në NATO dhe BE. Koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë. Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por natyrisht rruga e vetme që sjell paqe e stabilitet afatgjatë është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke dhe ruajta e integritetit territorial të Kosovës. Por njohja reciproke do të jetë. Jemi dy shtete por fatet tona janë të ndërthurura, teksa rruga jonë është vetëm 1, rruga euro-atlantike. Le të vazhdojmë rrugëtimin tonë të integrimit”, tha Vjosa Osmani.

vjosa osmani

Lini një Përgjigje