
Presidenti Bajram Begaj në një konferencë të përbashkët me Vjosa Osmanin tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira.
Presidenti Bajram Begaj tha gjithashtu se Shqipëria mbështet aspiratat e Prishtinës për integrimin euroatlantik. Begaj theksoi se të dy vendet janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon.
“Gjatë takimit theksova mbështetjen e Kosovës nga Shqipëria. Turizmi mbetet kontribut i rëndësishëm për ekonominë e të dy shteteve, dhe për këtë institucionet duhet të bëjë më shumë.
Kosova dhe Shqipëria janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon. Është i nevojshëm një koordinim i punës mes institucioneve për njohjen e Kosovës. Në fokus do jenë çështjet e njohjes së Kosovës në OKB. Liberalizimi i vizave nga BE, veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale. Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrim Euroatlantik.
Shqipëria është proaktive për institucionalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën e NATO. E drejtë legjitime dhe sovrane e Kosovës për të transformuar forcat e saj të sigurisë në forca të armatosura. Duhet një koordinim e bashkëpunimi më i ngushtë për të avancuar dhe dhënë mbështetje çështjeve kombëtare”, tha presidenti.
Lini një Përgjigje