TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 11:38

Përplasjet brenda klaneve në PD, Bardhi zbulon çfarë kërkojnë ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet brenda klaneve në PD, Bardhi zbulon çfarë
Gazment Bardh

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi për mediat pas seancës parlamentare se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë sa i takon bisedimeve për normalizimin e situatës në PD.

Sipas tij ndërkombëtarët kërkojnë një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme dhe ai personalisht shkon në linjë të plotë me qëndrimet pro amerikane dhe pro perëndimore.

“Qëndrimi im në raport me partneritetin strategjik të Partisë Demokratike, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian ka qenë dhe do të mbetet i palëkundur. Gjatë gjithë këtyre ditëve kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët për situatën në të cilën ndodhet opozita. Interesi i partnerëve strategjikë të Shqipërisë është që Shqipëria të ketë një opozitë të fortë. Kush mendon që qëndrimi i partnerëve tanë strategjikë është që opozita të jetë e copëzuar, jo e fortë, jo funksionale gabon rëndë sepse është duke çuar vendin në frymë jo perëndimore. Nuk ka vend perëndimor që ka një opozitë jo funksionale,” – u shpreh Bardhi.

Pasi përfundoi Kuvendi,  Bardhi gjithashtu ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit.

Bardhi tha “mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë”.

“Kreu i grupi zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq borxh ja kam për hir të bashkëpunimit”, tha Bardhi.

gazment bardh pd ndërkombëtarët

Lini një Përgjigje