TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 10:39

Bardhi i përgjigjet Nikollës: Harrojeni se PS zgjedh kreun e grupit të PD!

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi i përgjigjet Nikollës: Harrojeni se PS zgjedh kreun e grupit
Gazment Bardhi në Kuvend

Sesioni i ri parlamentar ka nisur sërish me debate. Shkak është bërë njoftimi që kryeparlametarja Lindita Nikolla lexoi shkresën e PD në të cilin njoftohej se kreu i PD është Lulzim Basha. Kjo solli reagimin e Gazment Bardhit, i cili iu kthye ashpër Nikollës.

Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit, më vënë në dijeni se kryetari i grupit është Basha”, tha Nikolla.

Gazment Bardhi, i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar ashpër pas njoftimit që dhaNikolla se Basha është kreu i grupit. Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD.

Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD. E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.

“Fakti që situata në PD është konfuze,. Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, tha Nikolla.

gazment bardhi kuvend

Lini një Përgjigje