Kot nuk i kemi Saliun ‘varr të hapur’ prej 32 vitesh, Enverin dosje të hapur që nuk dihet kur do të mbyllet, dhe Bablokun dosje të mbyllur, që nuk dihet kur do të hapet, pasi po sundon si hajdut ‘proamerikan’...
Belinda Balluku është kopje e gjyshit të saj, Beqir Balluku. Edhe Bequa ishte analfabet. Nuk arriti të përfundojë as shkollën teknike, pas fillores.
Po të themi se ishte fukara, pa pasuri e katandi, do të duhej të aludonim se mbesa e tij sot zëvendëskryeministre, gënjen se ka trashëgimi e nuk ka vjedhur pasuritë publike; po t’i lëshojmë gishtat mbi tastierën e dyshimit, se ishte çyryk e nuk mbushte, ndaj ishte mirë që e fitonte bukën e gojës si hidraulik e hekurpunues, derisa u bë partizan i Enver Hoxhës e shkallë-shkallë ministër i Mbrojtjes, do të lipsej të hapim grushtin ku Babloku shtrëngon sekretet e keqqeverisjes dhe mirëkuptimit të opozitës.
Sekretet e Enverit i di vetëm Amerika dhe varri, të Bablokut vetëm Amerika dhe Saliu.
Kot nuk i kemi Saliun ‘varr të hapur’ prej 32 vitesh, Enverin dosje të hapur që nuk dihet kur do të mbyllet, dhe Bablokun dosje të mbyllur, që nuk dihet kur do të hapet, pasi po sundon si hajdut ‘proamerikan’.
Si njëri, si tjetri e përtej, janë aksidente të historisë sonë, me miq e bashkëpunëtorë analfabetë, arrogantë, që i shtrydhin si limonë derisa i lëshojnë në koshin e mbeturinave.
Kurba e zyrtarëve sot është plot nyje, me qepje, vjetërsira, hedhurina.
Si Belinda janë shumica.
Me diploma e tituj shkencor të falsifikuar.
Merrini emër për emër, se është po aq e thjeshtë, sa të pyesësh një fëmijë për emrin e shkollës dhe mësuesit, apo diplomacinë për skandalet që u janë fshehur shqiptarëve.
Rasti i fundit është korrupsioni me taksat tona i ish shefit të FBI-së Charles McGonigal, apo ngjarjet nuk u zhvilluan në Tiranë?!
Mësimi që është sot temë dite, ka çarë çatinë ku Babloku qeveris vetëm skandale.
Po vare vath në vesh Bablok!
Qeverisja me analfabetë nuk të largon nga përgjegjësitë përpara ligjit.
Jemi në epokën ku nuk “hedh dot valle në gojë të ujkut”, por të përpin edhe një gomar, si me thënë, cilido gomar bashkie, nëse sapo të lidhet në derë të SPAK-ut, e lëshon gojën e pallë ta dëgjojë fshati për sekrete me tenderë, ambasadorë, qeveritarë, lëvizje të lira parash për në Amerikë, pasi çdo qelbanik gangster është pajisur me vizë, McGonigalë e çatallë, Sorosë e qerosë, banda e ç’ju kishte ënda.
Por më avash, shumë herë punët nuk bitisin siç nisin.
Komunistët e Enverit u vranë, hajdutët e Bablokut janë me hap rreshtor drejt burgut e rrobat firmato nuk i bëjnë gomarët zotërinj.
Pra, për shkurt, pa i rënë nga Rusia, Kina apo Turqia, ajo që duam të rikujtojmë, është se si kryekrimineli Enver Hoxha, ashtu edhe krye hajduti Edi Rama, do bëhen tregime e legjenda, do na shoqërojnë shtigjeve ku Djalli merret si referencë.
Referuar historisë, gjëja e vjedhur, herët apo vonë shkon tek i zoti e kthesa e papritur në pentagramin e aksidenteve është stop, mbyllni shfaqjen se nuk ka spektatorë.
Ç’ta zgjatësh, kaq ishte mësimi për sot, sekreti i Bablokut është vjedhja dhe qeverisja me analfabetë./Pamfleti
Lini një Përgjigje