TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 09:53

Sesioni i ri, Bledi Çuçi prezantohet si kryetar i grupit parlamentar të PS

Shkruar nga Pamfleti

Sesioni i ri, Bledi Çuçi prezantohet si kryetar i grupit

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është prezantuar sot si kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi i marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut ka marrë sot dhe “OK” e deputetëve socialistë.

Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni.

Më herët postin e kreut të grupit të PS e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Shkarkimi i Çuçit nga posti i Ministrit të Brendshëm, post të cilin e mbante prej 2 vitesh e gjysmë, erdhi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja (mes tyre djali dhe vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahaman Rraja) dhunuan dy anëtarë të fisit Maja të cilët u ankuan për guroren e tyre.

Në orën 10:00, nis sesioni i pestë i legjislaturës së 10 në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo rinisje e punimeve të Kuvendit vjen me ndryshime në grupet parlamentare.

Po ashtu kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Asamblenë e Partisë Socialiste.

Asambleja do të sjellë surpriza brenda selisë rozë, jo vetëm në riorganzimin dhe riformatimin e strukturave përbërëse të partisë, por veçanërisht në caktimin e ministrave të kabinetit qeveritar.

Lini një Përgjigje