TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2023, 20:19

Beteja Basha-Berisha zhvendoset në KQZ, Celibashi vendos nesër për grupin që do të garojë në Kukës

Shkruar nga Pamfleti

Beteja Basha-Berisha zhvendoset në KQZ, Celibashi vendos nesër

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më 24 korrik në Kukës do të mbahen zgjedhjet vendore dhe duket se do të ketë një përplasje mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës. Të dy kanë dorëzuar kërkesa në KQZ për tu regjistruar si subjekte politike.

Komisioneri Ilirian Celibashi ka thirrur një mbledhje në orën 12.00 ku do të vendosë se kujt i takon e drejta të propozojë kandidat. Duke qenë se me letra Berisha nuk figuron askund, me shumë mundësi do i mbyllet dera dhe ai do të duhet të shkojë te Ilir Meta.

Ndërkohë do jetë dhe një test për Bashën, pasi duhet parë nëse KQZ do e njohë apo jo si kryetar të PD. Deputetët nuk e njohin një pjesë, por nëse KQZ i ndez dritën jeshile, atëherë legjitimohet mandati i Bashës.

Rendi i ditës në KQZ

1. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Lulzim Basha)

2. “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partisë Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, që do të zhvillohen më datë 24 Shtator 2023”. (Sali Berisha)

Lini një Përgjigje