
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha kanë debatuar me tone të ashpra në Kuvend. Përplasja mes tyre nisi për kreun e ri të grupit parlamentar të PD.
“Je bërë qesharak”, mësohet se i është drejtuar Basha, Bardhit.
”Qesharak je bërë ti kokë e këmbë”, është përgjigjur ky i fundit.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njohur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së.
“Sot në orën 9 kam marrë një njoftim nga PD, e cila më drejtohet me njoftimin më vë në dijeni se kryetari i i grupit parlamentar të PD është kryetari i PD, Luzim Basha”, tha Nikolla.
Gazment Bardhi i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar ashpër pas njoftimit që dha Nikolla se Basha është kreu i grupit. Bardhi tha se ta harrojë që PS, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD.
“Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë, ti para dhe pas teje Rama ti bëni llogaritë mirë. Ke një rregullore parlamenti që lexon njoftime të grupeve parlamentare, jo të partive politike, ta kryejnë aktivitetin jashtë kësaj salle, në këtë sallë ka deputetë të grupit të PD që vendosin se kush është kreu i grupit të PD. E kuptoj se disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë edhe juve por mosprovokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim i thjeshtë dhe qytetar. Veliaj dhe Rama nuk e caktojnë dot kreun e grupit të PD”, tha Bardhi.
“Fakti që situata në PD është konfuze. Qesharak bëheni ju që nuk dini si zgjidhet kreu i grupit dhe sillni këtu dy tre përfaqësues. Jeni konfuz”, iu përgjigj Nikolla.
Lini një Përgjigje