TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 10:49

Basha i mori vendin në krye të Grupit të PD, ironizon Bardhi: Mos u çudisni kur të shpallet mbret i Anglisë!

Shkruar nga Pamfleti
Basha i mori vendin në krye të Grupit të PD, ironizon Bardhi: Mos
Gazment Bardhi

Pasi përfundoi Kuvendi, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën kreun e grupit.

Bardhi tha "mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë".

"Kreu i grupit zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë vetëm 18 vota, vota e 19 do jetë e Gazment Bardhit. Po e deklaroj publikisht. Kaq broxh ja kam për hir të bashkëpunimit."-tha Bardhi për mediat.

Tensionet mes Partisë Demokratike nisën nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të sesionit të ri parlamentar. Kreu i Partisë Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përfshinë në replika në distancë, sa i takon vendimet të marrë nga Kuvendi Kombëtar i PD që shkarkoi Bardhin nga posti i kreut të grupit.

Ky i fundit vijon të shpërfillë këtë vendim, ndërsa nga oborri i parlamentit e cilësoi veten kreun e grupit dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve të marrin pjesë në takimin që ka thirrur ditën e martë.

gazment bardhi

Lini një Përgjigje