TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 11:17

Nikolla prezantoi Bashën si kreun e grupit, ironizon Paloka: Nëse mbledh 2 mijë vota dhe a zgjidhem unë kryetar i PS?

Shkruar nga Pamfleti
Nikolla prezantoi Bashën si kreun e grupit, ironizon Paloka: Nëse
Edi Paloka

Deputeti Edi Paloka ka reaguar ashpër pasi Lindita Nikolla prezantoi Bashën si kryetar të grupit të PD.

Në Kuvend, Paloka ngriti pyetjen se çfarë do bënte PS nëse do të ai do të mblidhte 2 mijë veta dhe do zgjidhej kryetar i PS.

“Sot dua t’ju vë para një situate të tillë se po shoh se nuk po e kuptoni… nëse nesër unë mbledh 2 mijë vetë në një sallë dhe e quaj Kuvend të PS dhe zgjidhem kryetar, sekretar e të tjera me ‘ar’ prapa, dhe u them se jam kreu i grupit të PS, çfarë do bënit ju? Kuptoje kështu dhe mos u bëni qesharake si ata. Vjen dikush që u thotë se jam zgjedhur kryetar i PS dhe ju e pranoni”, u shpreh Paloka.

Ndërkohë pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se në Sekretarinë e Kuvendit është depozituar lajmërimi që kryetari i grupit parlamentar të PD është Lulzim Basha, në sallë kanë shpërthyer të qeshurat në radhët e disa deputetëve demokratë.

Më pas, teksa po fliste Sali Berisha në foltoren e Kuvendit, Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi janë parë teksa po debatojnë mes tyre pikërisht për çështjen e kreut të grupit parlamentar të PD.

Pas Berishës, Gazment Bardhi mori fjalën në foltore dhe tha se kreun e grupit parlamentar të PD nuk mund ta zgjedhë mazhoranca.

 

edi paloka kuvend

Lini një Përgjigje