TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 09:07

“Do të na arrestoni, hapni dyert se vijmë të gjithë”/ Banorët e Fierzës dalin në protestë: Ndalni punën në gurore

Shkruar nga Pamfleti
“Do të na arrestoni, hapni dyert se vijmë të
Banorët e Fierzës në protestë

Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.

Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyre. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar.

Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë të gjata automjetesh, të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aks nga Bajram Curri në Fierzë.

Ndërkohë, një oficer ka kërkuar që protestuesit të lirojnë rrugën dhe ka kërkuar që një përfaqësues i tyre të vijë me të në komisariat, por banorët kanë treguar vendosmëri dhe bashkim në qëllimin e tyre për të mos e lejuar shkatërrimin e bjeshkës: “Jo, mos u merr me njërin prej nesh. Na arresto të gjithë, jo njërin”, dëgjohen ata të thonë.

"Doni të na arrestoni?! Vijmë të gjithë atje, hapini dyert, jo vetëm njeri. Se kemi dalë për fëmijët tanë, jemi në protestë paqesore", u shprehen banorët e tjerë.

Kujtojmë se disa ditë më parë, banorë e Fierzës protestuan kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit. Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambjentit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve. Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë.

Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet. Banorët ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

Ndërkohë edhe turizmi malor është i kërcënuar, siç është rasti i Bujtinës Adora, e cila prej vitesh ushtron aktivitetin e saj turistik, por në hyrje të këtij resorti guroret bëjnë gërmimin e faqes së malit, duke shkaktuar zhurma, pluhur e shqetësime për turistët. Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kaloj në normalitet.

“Do të na arrestoni, hapni dyert se vijmë të“Do të na arrestoni, hapni dyert se vijmë të

 

banore fierze proteste gurore

Lini një Përgjigje