TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Gusht 2023, 08:04

Helikopteri i çiftit Blair si kusuri i makinës “Jugo” në Amerikë

Shkruar nga Pamfleti
Helikopteri i çiftit Blair si kusuri i makinës “Jugo”
Artur Meçollari

Ish- komandanti i Focave Detare Artur Meçollari ka komentuar vizitën e Tony Blair në Shqipëri.

Sipas tij s'ka asnjë surprizë në vizitën e Blair, pasi ish kreu i qeverisë britanike thjeshme po bën biznes së bashku me gruan e tij për kontratat që kapi pa konkurim në Minsitrinë e Jashtme të Shqipërisë.

"Në Jugosllavi në kohën e Titos u prodhua një makinë me emrin “Jugo”. Ishte e vogel dhe po ashtu kushtonte shumë lirë. Ajo u shit edhe në SHBA me një çmim rreth 1700 dollar. Një prind në Amerikë vendosi ti blejë si dhuratë fëmijës së tij një “Mercedes Benz”, po shitësi nuk kushte ti kthente kusur. Atëhere ai i tha “kusurin ma jep një “Jugo”.

Znj. Blair kapi një kontrat pa konkurim në MEPJ të Shqipërisë për rreth 1,4 milion euro si konsulente për çështjen e detit me Greqinë, ndërsa bashkëdhorti i saj ishte këshilltar pa pagesë i Kryeministrit Rama. Në 2022 Znj. Bler u pagua me 1,4 milion euro, por i kanë ngelur një pjesë e vogël pa u shpërblyer, të cilëne mori si një udhëtim me helikopter ushtarak.

Kur është çështje kontratash financiare çifti Blair janë në biznes. Kur është punë qejfi ata janë ish personalitete.", shkruan Meçollari në reagimin e tij.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e djeshme.

Në pamjet e publikuara në mediat ai shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës.

Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Tony Blair por nuk përjashtohen pushimet. Kjo është e disata herë që ish-kryeministri britanik viziton Shqipërinë.

Ai ishte për të kaluar pushimet në vitin 2016 dhe 2021.

tony blair artur meçollari

Lini një Përgjigje