TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2023, 19:55

Muxhahedinët largohen nga Shqipëria, anëtarët e kampit ‘Ashraf 3’ do të ‘emigrojnë’ drejt Kanadasë

Shkruar nga Pamfleti

Muxhahedinët largohen nga Shqipëria, anëtarët e kampit

Muxhahedinët e strehuar në kampin Ashraf 3, në Manëz, do të largohen nga Shqipëria. Lajmi është dhënë nga një media iraniane e cila ka shpërndarë gjithashtu edhe detaje të tjera mbi largimin e tyre.

Mësohet se udhëheqësit e Organizatës terroriste Mujahedin-e-Khalq (MEK) po bëjnë marrëveshje për të zhvendosur anëtarët e tyre nga Shqipëria në Kanada.

Drejtuesit e grupit të MEK thuhet se kanë vendosur të zhvendosin bazën e tyre në Kanada pas presioneve të forta të qeverisë shqiptare dhe pas dështimit të negociatave të tyre me qeverinë e Parisit për zhvendosjen në Francë.

Gjithashtu thuhet se Muxhahedinët kanë përdorur lobet e tyre në qeverinë kanadeze për të arritur një marrëveshje dhe kanë vendosur të zhvendosen me pasaporta të përkohshme kanadeze ose leje të përkohshme qëndrimi në Kanada.

Një burim i informuar sigurie tha për "Tasnim" se anëtarët e MEK kanë finalizuar planin e zhvendosjes pasi qeveria e Shqipërisë dhe gjykata e vendit, vendosën kufizime ndaj grupit, ndaj edhe krerët e organizatës po bëjnë përgatitje për tërheqjen graduale të anëtarëve të tyre nga Shqipëria.

Po i njëjti burim vuri në dukje se anëtarët e MEK nuk kanë arritur të marrin pëlqimin e Francës për zhvendosjen e tyre në një kamp në Auvers-sur-Oise ose në periferi të Parisit.

Kjo lëvizje e Muxhahedinëve vjen një javë pasi qeveria e Shqipërisë e ndaloi hyrjen në vend të Maryam Rajavi, kryetare e MEK. Rajavi u largua nga Shqipëria në Francë në fund të qershorit, pasi forcat e policisë shqiptare bastisën kampin e Manzës, ku sekuestruan 150 pajisje kompjuterike, që dyshohet se janë të lidhura me aktivitete terroriste.

muxhahedinët kampi ashreaf

Lini një Përgjigje