
Radha e trafiku ka arritur në 3 kilometra në hyrje të Shqipërisë në vendkalimin kufitar të Qafë Botës, që lidh Greqinë me vendin tonë.
Kryesisht janë turistë të huaj që vijnë me tragete nga Italia ose Turqia, që zgjedhin rrugën Egnatia për të mbërritur nga vendet e Europës lindore për pushime në vendin tonë.
Radha ka nisur që në orët e mesditës ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar orët e gjata në pritje të qytetarëve.
Gjithashtu, radhë kilometrike janë krijuar në hyrje-dalje të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë për shkak të fluksit të pushuesve në vendin tonë. Policia njoftoi turistët dhe emigrantët të përdorin doganën e Tre Urave në Çarçovë me qëllim uljen e fluksit në dalje.
Policia greke në Kakavijë, mësohet se aktualisht po punon me 3 sportele dalje dhe 3 hyrje, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të shtojnë edhe një tjetër sportel në çdo krah.
Lini një Përgjigje