TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 16:36

Konfirmon Rama, në Asamble do të ketë shkarkime ministrash; kush rrezikon?

Shkruar nga Pamfleti

Konfirmon Rama, në Asamble do të ketë shkarkime ministrash; kush

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se në Asamblenë e PS do të ketë shkarkime ministrash. Ai ka njoftuar se do të mbajë fjalën e tij në orën 17.00 dhe përveç ndryshimeve në kupolën e PS, do të ketë ristrukturim të kabinetit.

Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama.

Por kush rrezikon? Të parët janë ministrat me dosje në SPAK, të cilët Rama pritet t’i largojë. Më pas janë emrat që kanë shumë vite në detyrë. 

Rama ka në kabinetin e tij disa emra që kanë shumë vite në detyrë. Rekordmenia është ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo është emëruar në këtë post që në vitin 2017 dhe nuk ka lëvizur që aty. Pra Ogerta ka 6 vite ministre.

Emër tjetër është Belinda Balluku. Kjo e fundit u emërua ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës në janar të vitit 2019 dhe nuk ka lëvizur që aty. Madje një vit më parë u ngrit në postin e zv/kryeministres.

Në vitin 2019 u fut në qeveri edhe Elva Margariti, ministrja e Kulturës. Pra, prej 4 vitesh ajo ka qëndruar në atë karrige pa ndryshuar post.

Një ministre jetëgjatë është Olta Xhaçka, e cila ka në qeveri prej vitit 2017. Ajo fillimisht u emërua ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në shtator 2017 iu besua detyra e ministrit të Mbrojtjes, detyrë të cilën ajo e mbajti deri në janar të vitit 2021, ku dhe mori kreun e Ministrisë së Jashtme.

2 ministra të tjerë, të cilët ndryshe nga Xhaçka, kanë qenë në qeveri me shkëputje janë Mirela Kumbaro dhe Niko Peleshi. Gjatë periudhës shtator 2017 – janar 2019 Peleshi shërbeu si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërsa në vitin 2021 ai mori drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Mirela Kumbaro në vitin 2013 u emërua ministre e Kulturës, post që e mbajti për më shumë se 5 vjet, duke u emëruar sërish ministre e Kulturës në vitin 2017 deri në 2019, kur dhe u zëvendësua. Në vitin 2021 ajo mori postin e ministres së Mjedisit dhe Turizmit.

Ministrja e Arsimit ka 3 vite në detyrë. Evis Kushi u emërua në vitin 2020, duke zëvendësuar Lindita Nikollën.

Ndërkohë prej viti 2021 janë në detyrë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, si dhe 2 ministret e shtetit Edona Bilai, Milva Ekonomi dhe Bora Muzhaqi. I fundit që u emërua është Taulant Balla, i cili zëvendësoi Bledi Çuçin si ministër i Brendshëm.

Në korridoret e PS thuhet se Rama do e nisë spastrimin me ministrat që kanë gjatë në detyrë, pasi ka emra që nuk kanë zbritur nga karrigia. Ndërkohë ka disa emra që janë me dosje në SPAK apo të zhytur në skandale që janë në fije të perit.

Olta Xhaçka, përveçse ka 6 vite në qeveri, i hapi telashe Ramës duke e nxjerrë burrin investitor strategjik. Aktualisht po hetohet nga SPAK për bazën e Sarandës.

Pak ditë më parë i plasi skandali ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. BE bllokoi fondet e bujqësisë duke deklaruar se janë vjedhur. Niko Peleshit i plasi skandali i drogës në reparte ushtarake, edhe pse jemi vend i NATO. Manastirliu, është e rrezikuar për shkak të aferave në Shëndetësi, pasi koncesioni me laboratorët është një skandal më vete. Po ashtu i ra në burg dhe sekretarja. Delina Ibrahimajn, Rama e shkarkoi një herë, më pas e anuloi. Kështu që dhe ajo është e rrezikuar.

Lini një Përgjigje