
Turizmi dhe zhvillimi i këtij sektori ishte në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen Asamblesë së PS-së.
Rama tha se duhet të hapim një kapitull të ri për të thithur investime serioze në këtë sektor. Ai paralajmëroi se do të ndryshojë statusi i investitorit strategjik. Rama tha më tej se vendi ynë dyhet “ta ngrejë stekën” dhe të pretendojë investime miliona dollarëshe në turizëm.
"Flamuri ynë ka fituar respekt kudo në arenën ndërkombëtare. Shqipëria do të jetë në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit. Shqipëria ka presidencën e atij Këshilli. Duke parë në sy gjithë të metat dhe problemet që kërkojnë adresim. Detyra jonë është jo vetëm të forcojmë imazhin e ri të vendit po ta kthejmë në kapital ekonomik për Shqipërinë. Duhet të divesifikojmë ofertën turistike të Shqipërisë.
Turizmi masiv i ka sjellë vendit shumë të ardhura. Kujdes do të ishte fatale mos ta mbanim parasysh që ky lloj turizmi do të jetë i vetmi burim të ardhurash. Shpërthimi do të jetë jo vetëm bori fitorje por edhe alarm. Portet turistike janë themelore për krijimin e këtij burimi. Ndërkohë që kjo infrastrukturë e re po ndërtohet dhe zinxhiri i hoteleve me 5 yje po zgjatet hap pas hapi duke ndërtuar edhe resortet hoteliere me 5 yje, por kemi hapur edhe një shteg të turizmit malor. Kjo është rruga e re që duhet të çajmë tani në mënyrë që brenda kësaj dekadë të kemi vendosur ekuilibrin e domosdoshëm të kësaj industrie të re. Që të ketë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Vendoset lartësia e profilit të Shqipërisë të 30-40 viteve që vijnë. Shqipëria duhet të bëhet vendi Europian i denjë për bukuritë që i ka falur zoti. Duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore.
Duhet të qartësojnë vetëdijen tonë qeverisëse për nevojën e një shpejtësie përgjegjëse. Ne nuk duhet të harrojmë ata që do ta trashëgojnë nesër këtë vend. Një Shqipëri të kamur por të mbrojtur. Duhet të jemi vendi i ekselencës në mikpritjen e investitorëve. Duhet të hapim një kapitull të ri që të ecim drejt dhe shpejt në rrugën e thithjeve të investimeve serioze. Edhe status i investitorit strategjik duhet të ndryshojë. Shqipëria e vitit 2030 duhet të ketë një ofertë optimale.", tha Rama.
Lini një Përgjigje