TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 18:04

Rama merr flamurin e drejtësisë së pavarur: Asnjë prej nesh nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Rama merr flamurin e drejtësisë së pavarur: Asnjë prej nesh

Rama ka marrë flamurin e mbështetësit të flaktë të drejtësisë. Në Asamblenë e PS ai ja u bëri të qartë të gjithëve se nuk mbështet asnjë të korruptuar. Më tej ai i paralajmëroi që të mos ndërhyjnë te SPAK apo organet e tjera të drejtësisë.

Nuk u tregojmë dot organeve të drejtësisë se çfarë do të bëjnë. Nëse gabimet e tyre janë të një pushteti të ri, gabimi ynë i marrjes së rolit të atij që i di punët e drejtësisë, do ishte faji më madh dhe i paamnistueshëm. Mëkat i tmerrshëm, 100 e kusur vjeçar i pushteti të radhës, ku kemi pasur disa lloje pushtetesh, por nuk e kemi pasur kurrë një drejtësi që nuk i ul sytë përballë fajtorëve të pushtetshëm, kemi pasur vetëm organe kafshimi dhe përdhunimi për llogari të pushteti të radhës”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje