TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2023, 18:23

Rama shkarkon Xhaçkën, Krifcën dhe Kushin, Manastirliu merr Arsimin, Ibrahimaj kalon te Sipërmarrja

Shkruar nga Pamfleti
Rama shkarkon Xhaçkën, Krifcën dhe Kushin, Manastirliu merr
Asambleja e PS

Ajo që bie në sy është se Rama nuk e ka lëshuar Manastirliun duke e kaluar te Arsimi, ndërkohë që Ibrahimaj ka marrë një post modest duke zëvendësuar Edona Bilalin. Ndërkohë Xhaçka, Kushi dhe Krifca kanë mbetur thatë... 

Asambleja e Partisë Socialiste ka sjellë ndryshime në qeveri. Ashtu si kundër u paralajmërua nga vetë Rama, në fund të këtij takimi ai njoftoi se ka ndryshuar krerët e 6 ministrive, teksa është krijuar një post ministror shteti.

Edi Rama ka larguar Delina Ibrahimajn nga Ministria e Financave duke emëruar në këtë post Ervin Meten. Ibrahimaj ka kaluar ministre shteti për Sipërmarrjen, duke zëvendësuar Edona Bilalin.

Po ashtu është shkarkuar Olta Xhaçka. Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Xhaçka ka mbetur pa post.

Frida Krifca është shkarkuar si ministre e Bujqësisë. Aty u emërua Anila Denaj.

Po ashtu është shkarkuar ministrja Evis Kushi dhe te Arsimi kaloi Ogerta Manstriliu. Te Shëndetësia ka shkuar Albana Koçiu. Rama ka emëruar Ardian Maznikun, ministër shteti për Pushtetin Vendor.

Shkarkimi i Krifës dhe Xhaçkës duket se lidhet me skandalet dhe dosjet në SPAK. Krifca u akuza nga BE se kur AZHBR drejtohej prej saj janë vjedhur fondet IPARD. Xhaçka ka një dosje nga SPAK për aferën me bazën e Sarandës.

Ajo që bie në sy është se Rama nuk e ka lëshuar Manastirliun, ndërkohë që Ibrahimaj ka marrë një post periferik duke zëvendësuar në këtë post Milva Ekonomin.  

Sa i takon emrave të rinj, Ervin Mete aktualisht është kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Mete ka shërbyer si Zëvendësministër i Financave dhe Zëvendësministër i Ekonomisë (2013-2017), përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik.

Ministër i Jashtëm është emëruar Igli Hasani. Ai është me karrierë të gjatë në diplomaci. Ka shërbyer si ambasadori ynë në OSBE. Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.

Albana Koçiu, e cila do të drejtojë Shëndetësinë, aktualisht është Drejtoreshë e Administratës Publike. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

Ndryshimet në qeveri

Ervin Mete- ministër i Ekonomisë dhe Financave (Ikën Delina Ibrahimaj)

Igli Hasani- ministër i Jashtëm (Ikën Olta Xhaçka)

Anila Denaj- ministre Bujqësie (Ikën Frida Krifca)

Ogerta Manastirliu- ministre Sporti dhe Arsimi (Ikën Evis Kushi)

Albana Kociu- ministre e Shëndetësisë (Ikën Ogerta Manastirliu

Delina Ibrahimaj- ministre për Sipërmarrjen (Ikën Edona Bilai)

Arbi Mazniku- ministër shteti për Pushtetin Vendor (Ministri e re)

rama xhacka kushi krifca shkarkim

Lini një Përgjigje