
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS foli edhe për zyrtarët e shtetit, shumë prej të cilëve socialistë janë para drejtësisë.
Rama inkurajoi drejtësinë e re që të veprojë ndaj atyre që abuzojnë, ndërsa ka paralajmëruar të gjithë socialistët që nuk i ka asnjë borxh atyre që futen në borxh me drejtësinë.
Më tej, në luftën kundër korrupsionit, kryeministri kërkoi edhe angazhimin e SHISH.
“Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë dhe mbështesin është që mos t’ju vë kurrë në vështirësi ju, për të mos bërë gjera ta paligjshme apo gjera që nuk jeni të bindur. Tek unë keni gjetur një njeri me vesh të hapur, një njeri të vështirë në debat, por për të fituar argumentin dhe jo për të përfituar synimin e vet. Ata që kanë punuar në qeveri me mua se sa herë e kanë dëgjuar prej meje se unë ju jap besimin që të uleni në atë karrige. Por secili prej atyre duhet të më japë arsye për tu ulur. Nuk ka bërë vaki që të ndërhy për asnjë qëllim.
Nuk ka asnjë shans t'i njoh borxhet ndonjërit që hyn në borxh me drejtësinë që do të thotë të hysh në borxh me shtetin, me njerëzit. Hyn në borxh duke hedhur gurin dhe fshehur dorën. Nuk ka shans që sa te jem unë të pengohet SPAK-u.
Unë pres që edhe SHISH t'i bashkohet thelbësisht kësaj lufte duke u transformuar me forcën e të drejtës që i jep detyra të së vërtetës dhe profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeceri me shkrim ku duhet të lexosh 1 mijë faqe për të gjetur një flete me informacion për keqbërësit brenda zyrave të shteti apo rreth zyrave të shtetit”, tha Rama.
Lini një Përgjigje