TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 18:25

Ramës nuk i dalin llogaritë e sondazheve, kritik me drejtuesit në qarqe: Punoni sikur zgjedhjet të jenë nesër, dua cens të anëtarësisë!

Shkruar nga Pamfleti
Ramës nuk i dalin llogaritë e sondazheve, kritik me drejtuesit në
Asambleja e PS dhe Rama duke hyrë në seli

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një regjistrim real të anëtarëve të partisë dhe pas këtij momenti do të zhvillohen zgjedhjet brenda PS...

Zbardhen detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet online.

Kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore.

Ai kërkuar gjithashtu census të anëtarëve të partisë, duke iu drejtuesve politikë të qarqeve që të punojnë deri me 15 mars sikur të jenë zgjedhjet në atë datë. Rama ka kërkuar listën e parë të anëtarëve aktivë dhe jo aktivë. Ai ka kërkuar në çdo qendër të votimit të ketë katër anëtarësime të reja në familjen e partisë.

Mësohet se ai ka kërkuar nga kryetarët politikë jo thjesht një raport, por edhe fotografi për të garantuar besueshmërinë e tyre. Ai iu ka thënë anëtarëve se ka anuluar çdo pjesë të axhendës si kryeministër që të marrë përsipër 12 zona zgjedhore, që vetë të japë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shembullin se si ndiqet një punë partie.

Ramës nuk i dalin llogaritë e sondazheve, kritik me drejtuesit në
Asambleja e PS online

Gjithashtu, kryeministri Rama ka kërkuar një lloj testimi analize edhe për ata drejtues të njësive administrative.

“Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet të ndahet veç pjesa jo aktive.

Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë.

Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje", tha Rama gjatë fjalës së tij. 

Asambleja sot vjen pas asaj të 11 shkurtit, ku Rama pati valë kritikash. Si duket kryeministrit nuk i dalin numrat e votave dhe ka mobilizuar të vetët të mbledhin sa më shumë anëtarë.  "Pamfleti" e tha një ditë më parë se sondazhet e brendshme e nxjerrin gropë Ramën dhe tani ka hedhur në sulm gjithë armatën. 

Ramës nuk i dalin llogaritë e sondazheve, kritik me drejtuesit në

Sa u takon anëtarësimeve, Rama ka deklaruar ndër të tjera se në Vlorë gjendja është shqetësuese. Rama ka thënë se deputetët duhet që të bëjnë një proces real të të dhënave. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit ka kërkuar që për barazinë gjinore, në Dibër duhet të ndërtohet një skemë. Gjirokastra për Ramën është qarku më problematik sa i takon anëtarëve joaktive.

Lini një Përgjigje