TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 17:57

"Duan të shpëtojnë zyrtarët dhe politikanët e korruptuar", Basha për Aministinë Penale: Nesër nuk do shkoj në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

"Duan të shpëtojnë zyrtarët dhe politikanët e

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha tha se ditën e nesërme nuk do jenë në Parlament për votuar Amnistinë Penale.

Basha u shpreh se futën dispozitat për amnisti penale ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar për t’i shpëtuar nga dënimi.

Ai u shpreh se nuk mund të kthehen në patericë e qeverisë.

Kreu i PD-së tha gjithashtu se nuk do të kthehet në patericë që në Parlament duan të falin shokët e tyre të zhytur në korrupsion.

Shikoni çfarë ka ndodhur dje. Në çastin e fundit kanë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata që janë kapur në flagrancë me tendera korruptive, të shpëtojnë njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve duke kërkuar ulje dënimi për politikanët e korruptuar.

Ndërsa njerëzve që u kanë rënë në qafë, për njerëzve që u kanë zaptuar pronat, për protestuesit që u ngritën për të drejtat nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona, që këtyre që u shkatërrove jetën ndal koston e ndjekjes penale.

Nuk lënë rast pa na kujtuar se nuk ka të keqe më të madhe në këtë vend sesa mallkimi i kësaj qeverie më e korruptuara në Evropë. Korrupsioni i të cilës arrin dimensione të paimagjinueshme.

Të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetarë për SPAK, GJKKO ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër kam shpresën që askush nuk do të guxojë të kthehet në patericë që  në parlament duan të falin shokët e tyre në korrupsion, duan të ndalin hetimin e pasurive të zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta”, tha Basha nga Paskuqani.

 

Lini një Përgjigje