
Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS. Edhe pse kanë kaluar afro 10 javë nga mbledhja e fundit, Edi Rama ka vendosur të diskutojë sërish me asambleistët, por këtë herë online.
Vetëm pak orë më parë u bë me dije se në orën 17.30 do të kishte mbledhje Asambleje PS, teksa më herët Rama mblodhi në një takim drejtuesit e qarqeve.
Socialistët janë kujdesur të kyçin gojën, duke mos dhënë detaje mbi arsyet e kësaj mbledhje. Thuhet se ka të bëjë me organizmin e PS, por sinjalet janë se kemi të bëjmë me diçka më tepër.
Në Asamblenë e 11 shkurtit Rama shpërtheu në kritika të forta ndaj shumë emrave, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë sot. Por kryeministri është kujdesur që dhe këtë herë takimi të jetë në fshehtësi të plotë.
Lini një Përgjigje