TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 15:15

"Vulën e ka një grup që s’ekziston", Alizoti për PD: Lideri është Berisha

Shkruar nga Pamfleti

"Vulën e ka një grup që s’ekziston", Alizoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar vulën e PD-së dhe protestën e opozitës që u mbajt ditën e djeshme para Kryeministrisë.

Ai tha se vula i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Alizoti shtoi se protesta e djeshme ishte tepër e madhe. Alizoti shtoi se për të lider është Berisha dhe sipas tij lideri i ri do kohë që të lindë.

“Protesta ishte shumë e madhe, Tirana kishte dalë në shesh. Ta imagjinosh që ata njerëz kanë dalë në shesh dhe kjo PD nuk njihet. Gjithë këta njerëz në shesh nuk njihen. Lideri i PD është Berisha, është lider i padiskutueshëm. Vula i është dhënë një grupimi që nuk ekziston. Berisha është lideri i padiskutueshëm i opozitës. E kanë hetuar, sepse e dinë se është një njeri shumë i rëndësishëm i politikbërjes në Shqipëri. Nuk jam berishist, nuk e dua liderin e fortë, por fakti është që ai është lider. Është kaq i fortë politikisht, sa kur të gjithë mendojnë se ka përfunduar, ai ngrihet sërish. Lideri i ri do kohë që të lindë. Edhe CDU kishte Angela Merkelin dhe pas ikjes së saj, është krijuar një boshllëk i madh. Qytetarët kanë dalë në protestë, sepse kemi qeveri që kujdeset për makijazh. Jeta nuk është reklamë e jashtme, është ekonomi. Jeta në Shqipëri e në Tiranë është bërë e papërballueshme ekonomikisht”, tha Alizoti.

Deputeti theksoi se është një grup për Bashën që thotë se është ai PD-ja. Sipas tij, njerëzit janë me Berishën ndaj edhe gjykata duhet të jetë më racionale kur të japë vendimin për vulën.

“Në Shqipëri njerëzit mbijetojnë. Çmimet në vend janë të papërballueshme, janë sikur në vendet e zhvilluara. Opozitës i erdhën pas njerëzit, tashmë gjërat duhet të konkretizohen. Jemi në një vend anormal. Besoj se dhe nesër do vijojë ajo që ka qenë, pra protesta në parlament. Njerëzit po ikin jashtë për t’u ushqyer, kjo tregon se qeveria ka dështuar. Pushteti në Shqipëri është absolut. Unë zotin Basha nuk e shoh në asnjë anë. Është turp që Basha të thotë se unë jam PD. Pas asaj që u pa dje, Lulzim Basha nuk është Partia Demokratike. Basha është jashtë kohës dhe hapësirës. Unë pres që të ketë minimal drejtësi. Gjykata e sheh se kush është PD, kur ka mijëra njerëz në shesh. Gjykata po të jetë serioze, merr vendimin për t’u kthyer në realitet, duhet të kthehet në realitet. Si mund të dalësh me pesë veta dhe të thuash jemi PD. Votuesit janë tek Berisha. Sali Berisha ka aksionet të përcaktojë se kush do të ishte kandidati i denjë për të qenë kryeministër. Po të na marrë edhe ne mendim, nuk do bëjë keq”, tha Alizoi për “News 24”.

Lini një Përgjigje