TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 13:59

Protesta e opozitës, Boçi: Qytetarët nuk kanë më frikë të dalin në shesh

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, Boçi: Qytetarët nuk kanë më

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, duke folur për protestën e ditës së djeshme, tha se ajo ishte madhështore.

Sipas Boçit, qytetarët treguan se nuk kanë më frikë që të dalin në tubime.

Ai tha edhe se qeveria ka një aparat dhune për të penguar protestuesit.

“Pavarësisht këtij suksesi, protesta ishte madhështore, nuk e shoh thjeshtë te numrat. Unë e shoh protestën te mesazhet që ajo shpërndan dhe përcjell. Së pari ra ajo stigma e përhapur rëndom për mospasjen e mbështetjes qytetare për opozitën.

Dje u dëshmua që kjo mbështetje ekziston. Ra stigma se mbështetja për partinë ekziston. U thye frika e daljes së qytetarëve në shesh. Ka pasur aparat dhune nga regjimi, për të penguar ardhjen e qytetarëve. Fillon nga strukturat shtetërore dhe vijon te patronazhistët.

Regjimi ka aparat dhune për të penguar ardhjen e qytetarëve. Është aparat dhune që nis nga strukturat shtetërore. Opozita ka besimin e qytetarëve, të cilët kanë besim te strukturat e partisë. Mos të bëjmë protestën e numrave, por ishte protesta më e madhe e bërë ndonjëherë”, tha Boçi në një intervistë për Euronews.

luciano boci 20 shkurt

Lini një Përgjigje