SPAK, në kuadër të ligjit anti-mafie, të financimeve ilegale e pastrimit të parave, duhet të hetojë dhe faktin, se ku i gjeti PS fondet 6 herë më të larta se burimet e deklaruara në bilancet tatimore e në banka, me të cilat paguan administratën e partisë, shpenzimet e përditshme, kongreset, mbledhjet dhe aktivitetet e saj të shumta nëpër hotele e resorte...
Nga fondi shtetëror, që KQZ u dha partive për vitin 2024, si financim vjetor në bazë të votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS përfitoi 1 miliardë e 515 milionë lekë, por KQZ, u kërkon vetëm raportet financiare, për shpenzimet mbi këtë fond; madje po me ligj, KLSH nuk lejohet të kontrollojë fondet e partive, megjithëse ato i financon dhe shteti.
Por atë që fshehin partitë dhe nuk e kontrollon KQZ-ja, e ka nxjerrë Thesari i Shtetit, i cili në raportin e dërguar Ministrisë së Financave me më 19 shkurt 2024, rezulton se PS si parti në pushtet, zhvillon aktivitet me financime pa deklarim burimi.
Përveç faktit, që shpenzimet vjetore të administratës dhe aktiviteteve të përditshme politike të PS, janë 6 herë më të larta se burimet e deklaruara në banka; kjo parti nuk ka përdorur as 7.5 miliardë lekë të vjetra, që i ka dhënë KQZ në vitet 2019-2023.
Gjatë këtyre viteve, janë bërë 3 palë zgjedhje; në të cilat PS ka harxhuar miliona Euro për fushatat, por çdo vit ka paguar dhe punonjësit administratës së partisë në qendër e rrethe, kongreset, mbledhjet nëpër resorte etj.
Por PS, nga miliardat që i ka dhënë shteti nëpërmjet KQZ-së, nuk ka përdorur asnjë qindarkë, as për 3 fushatat elektorale më 30 qershor 2019, më 25 prill 2021 e 14 maj 2023.
Ndërkohë që kemi parë fushata të PS, me posterë dhe billborde me portretin e Bablokut në çdo kullë, mjedis publik e çdo kilometër të rrugëve nacionale, spote në media, koncerte në çdo qytet.
Pyetjet logjike që bëhen e që ligjërisht duhet t’i hetojë SPAK në kuadër të ligjit anti-mafie, të financimeve ilegale e pastrimit të parave, janë këto:
- Ku i gjeti PS, fondet 6 herë më të larta se burimet e deklaruara në banka, me të cilat paguan administratën partiake, shpenzimet e përditshme dhe aktivitetet e saj të shumta?
- Ku i ka gjetur PS, miliardat që ka harxhuar për fushatat elektorale në 3 palë zgjedhjet e fundit, kur nuk ka përdorur asnjë qindarkë, nga 1.5 miliardë lekët në vit që i ka dhënë shteti?
Babloku apo ndonjë tellall i tij, mund të thotë se PS ka donacione, por fakti është se në zgjedhjet e vitit 2019, PS ka deklaruar 225 mijë Euro donacione; në zgjedhjet e vitit 2021 deklaroi 220 mijë Euro, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2023 deklaroi 210 mijë Euro donacione elektorale.
Ku i ka gjetur miliardat e tjera që ka shpenzuar në këto fushata, kur vetëm 3 mediave, u ka dhënë nga 400-450 milionë lekë për kronikat e spotet elektorale në çdo fushatë zgjedhore?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje