
Deputeti demokrat, Flamur Noka ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje, që tregojnë sipas tij se protestuesit janë dhunuar nga policia.
Në postimin e tij Noka shkruan se dhuna e ushtruar ndaj dy të rinjve do të shpaguhet dhe urdhëruesit do të përballen me ligjin dhe demokratët.
"Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës së Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhet ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do të braktisin siç po i braktis Ramaëtorët e tij një nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z. Andrea Malia e Z. Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbare ndaj jemi ne, që protestuan qytetarisht e paqësisht", shkruan Noka.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje