
Deputeti i PD, Edi Paloka deklaroi se protesta e sotme ishte edhe një test për opozitën që për 2 vite ka kaluar një krizë të rëndë.
Paloka theksoi se për kandidatin për kryeministër nga opozita do të vendosin demokratët, gjë të cilën e ka thënë dhe lideri demokrat Sali Berisha.
Mes tjerash ai ka komentuar dhe vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama në Turqi, në të njëjtën ditë me protestën.
“Do të shkojmë në zgjedhje, do të vendosin demokratët. Për kryeministrin e ka thënë vet Berisha që do të jenë demokratët që do të përcaktojnë se kush do të jetë kryetari i qeverisë së ardhshme Kur është protestuar, Rama në shumicën e rasteve ka qenë jashtë. Simbolika e qenies së Ramës te Erdogan flet dhe më shumë. Qarkullojnë thashetheme që ekzistoka një Këshill Bashkëpunimi Strategjik dhe paska vetëm dy vetë, që ishte Rama dhe Erdogan. Thashethemi është që e vetmja strategji që ka Rama është strehimi në rast emergjencë”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje