TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2024, 22:17

Nga korrupsioni qeveritar te mbështetja për Berishën, protesta e opozitës bujë në mediat e huaja

Shkruar nga Pamfleti

Nga korrupsioni qeveritar te mbështetja për Berishën, protesta e

Protesta e opozitës ka bërë bujë në mediat e huaja. “Associated Press” shkruan se mijëra persona kanë dalë në protestë, kundër korrupsionit qeveritar.  Theksi u vu te gurët dhe flakadanët që u hodhën drejt Kryeministrisë. Po ashtu u përmend dhe fakti që në një farë mënyre kjo protestë ka lidhje me Berishën.

Protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij duke ndihmuar dhëndrin e tij të privatizojë tokën publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, thekson artikulli.

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare zhvilluan një protestë antiqeveritare në Tiranë të martën duke akuzuar kabinetin qeveritar për korrupsion. Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi 33 vjet nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha”, shkruan AP.

Ndërsa, Uashington Post raporton: “Protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet, Tiranë. Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi 33 vjet nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha. Që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit, që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë”.

Lini një Përgjigje