
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar nga “pushimet” jashtë shteti për protestën e organizuar sot nga opozita para Kuvendit.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta deklaroi se kjo ishte një protestë madhështore kundër narkoshtetit.
“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!
Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë”, shprehet ai.
Kujtojmë se as Meta dhe as Kryemadhi nuk ishin pjesë në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt.
Lini një Përgjigje