
Pas mbylljes së protestës para kryeministrisë, deputeti Flamur Noka, foli për mediat nga selia e Partisë Demokratike.
Ai deklaroi se kjo protestë ishte madhështore, teksa shtoi se shumë shpejtë, PD-ja do të publikojë hapat e radhës të aksionit të saj.
“Sot ka vetëm një fjalë, mirënjohje dhe falënderim për ata që ishin dhe ata që na kanë mbështetur edhe larg. Sot bashkimi tregoi se bëri mrekulli. Sot fjalët tona ishin të tepërta, folën shqiptarët për bashkimin dhe për ti dhënë mesazh regjimit, se është koha të flasim për shqiptarët.
Hapi i radhës do të jetë ai që do përcaktoj PD bashkë më koalicionin. Aksioni ynë do të vazhdojë dhe në do të na shihni çdo ditë me qytetarët. Opozita do ti japë zgjidhje qytetarëve.
As më të voglën diskutim, përball këtij bashkimi ndjesa është kryefjala jonë. Sot ka vetëm një fjalë: Mirënjohje çdo demokrati, shqiptari të lirë, që i dha zë dhe fuqi opozitës, PD dhe lirisë në vend”, tha Noka.
Lini një Përgjigje