
Ilir Meta ka braktisur sot Sali Berishën. Në ditën ndoshta më të rëndësishme për të, pasi kjo protestë bëhet dhe për masën e sigurisë ndaj tij, Meta e la në baltë.
Ai dhe Monika Kryemadhi nuk ishin në shesh, me pretendimin se kanë ikur jashtë. Meta dërgoi për qokë Erisa Xhixhon. Kjo e fundit në fund të tubimit mori fjalën e foli para protestuesve.
“Misioni ynë është i madh, është i shenjtë dhe i panegociueshëm; është largimi i të keqes që përfaqëson pushteti i korruptuar dhe kriminal i inceneratorëve, pushteti i arrogancës dhe i grabiqarëve. Kauza jonë e madhe lindi 32 vjet më parë, kur forca e popullit shkuli nga themelet e rrëzoi përtokë diktaturën komuniste nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe kjo kauzë është sot më aktuale se kurrë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje