TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 07:21

Bashkimi i PD/ Bardhi: Jorida Tabakut po i japim kohë për të marrë vendimet

Shkruar nga Pamfleti
Bashkimi i PD/ Bardhi: Jorida Tabakut po i japim kohë për të
Gazment Bardhi

Pas bashkimit të grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës, mbeten jashtë bashkimit edhe elementë të caktuar të PD-së, një pjesë e të cilëve nuk janë shprehur ende.

Një ndër to është edhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila nuk qëndron në grupimin e asnjë pale.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së.

Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.

“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, u shpreh Bardhi.

Ndërsa zëdhënësja, Floriana Garo, u shpreh se “ne ftojmë të bashkohet me PD çdo deputet përveç Bashës dhe Alibeajt. Basha ka punuar kundër demokratëve dhe vazhdon të punojë kundër demokratëve”.

jorida tabaku pd gazment bardhi

Lini një Përgjigje