TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 10:35

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste
Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të mbledhë sërish sot anëtarët e Asamblesë Kombëtare të partisë.

Ndërkohë mësohet se krahas zhvillimit të mbledhjes online, në selinë e PS do të mblidhen vetëm drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Kjo mbledhje ka karakter organizativ për te ndjekur ecurinë e detyrave të lënë në Asmblenë e shkuar kombëtare.

Në këtë takim online do të flitet edhe për përgatitjen për Asamblenë e ardhshme në 16 Mars në Durrës.

edi rama ps asmableja kombëtare

Lini një Përgjigje