
Dy deputetët e opozitës, Eldo Hoti dhe Albana Vokshi kanë kundërshtuar vendimin e Sekretarit të Etikës për përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi.
Deputetet përmes një mesazhi drejtuar Byrosë së Kuvendit, kanë paraqitur vendimin dhe e kanë cilësuar të paligjshëm.
Pas ankimimit, Byroja e Kuvendit u mblodh, ndërsa do të diskutohet kërkesa e dy deputeteve demokrate.
Hoti dhe Vokshi u akuzuan nga PS-ja se bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar Arbi Agalliun që të fliste në seancën plenare.
Noka, Bardhi, Vokshi dhe Dhurata Çupi debatuan me Felajn dhe Bushkën, ndërsa ato ikën nga salla. “Turp, ju përfaqësoni krimin”, iu drejtua Noka përfaqësuesve të PS-së.
“Ku i ke fshehur deputetët? Jeni të frikësuar nga protesta”, dëgjohet teksa thotë Vokshi.
Lini një Përgjigje