
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka folur për protestën e djeshme të opozitës.
Paloka thotë se protesta e djeshme i ka kujtuar 28 janarin e vitit 1990, kur qytetarët pavarësisht frikës nga regjimi, ishin mbledhur të protestonin në heshtje.
Deputeti thotë se edhe protesta e djeshme nuk dihej se si do të shkonte, por shqiptarët u mblodhën dhe dolën në bulevard për pakënaqësitë e tyre dhe kundër regjimit të Edi Ramës.
“Edhe protesta e djeshme , megjithëse duket paradoksale pas 34 vitesh, e kishte ketë vlerë. Largimet masive të shqiptarëve( mbi një milion), represioni i vazhdueshëm i regjimit të sotëm ndaj kundërshtarëve dhe situata e vështirë që kaloi PD në këto dy vite, na bënin ne të prisnim me një lloj “ankthi” se sa do të na përgjigjeshin shqiptarët!
Përgjigjen e morrëm ne dhe ata që shpresonin të kundërtën”, ka shkruar Paloka.
Postimi i plotë:
Cfare me kujtoi e cfare me tregoi protesta e djeshme !
Ka nje date ne historikun e levizjes antikomuniste ne Shqiperi qe pak kujtohet. Eshte 28 janari i 1990.
Kishin ndodhur perplasjet e para me regjimin ne Shkoder e ne Kavaje , por regjimi ja kishte dale ti “mbyllte” me terror dhe ti mbulonte perkohesisht me erresiren e heshtjes. Sidoqofte “thashethemet” funksiononin ne ate kohe ne vend te mediave te munguara . Keshtu qe me vonese, por edhe ne Tirane u morr vesh cfare kishte ndodhur. Atehere pak nga pak , e grupe-grupe vendosem qe duhej bere dicka ne Tirane se vetem ashtu do te kishte jehone e nuk do mund te kalonte ne heshtje. Shqiperia dhe nje here kish mbetur e fundit. Komunizmi kishte rene ne gjithe vendet e tjera te Lindjes ndersa tek ne dukej se asgje nuk do ndryshonte.
Ne ato kushte u perhap goje me goje , vetem tek njerzit qe kishim besim , thirrja per proteste ne Tirane. Kodi ishte :” Koncert ne shesh te dielen ora 6 pasdite”. Keshtu sapo takonim te njohur , pyetja :” A do vish tek koncerti i te dieles ? “ na tregonte paraprakisht se sa kishte funksionuar thirrja.
Funksionoi. Nderkohe thashethemi u pasurua nga goja ne goje e kur u kthye tek ne qe e kishim filluar, u kthye i pasuruar : “ Do te flas nje prift, ish i burgosur”; “Do te jene gjithe ambasadat e huaja ne shesh”( vazhdonim prisnim aleatet”…)
Me 28 janar , ora 6 sheshi ishte i mbushur me qytetare dhe me sigurimsa e sampiste. Te gjithe qarkullonin ne heshtje sikur kishin dale per nje shetitje te zakonshme, por te gjithe e dinim pse ishim aty. E dinte dhe Sigurimi qe beri arrestime perpara dhe pas megjithese nuk pati asnje akt “kompromentues”. Megjithate ai 28 janar pati nje vlere te madhe sepse ne pame se sa shume ishim dhe mbi te gjitha trembem friken. Ne grupe te vogla ne komunikonim e flisnim kunder regjimit, po askush nuk e dinte se sa ishim te gjithe bashke. Kush e ka jetuar kohen e di shume mire. Perfundoje ne burg per nje fjale goje.
Edhe protesta e djeshme , megjithese duket paradoksale pas 34 vitesh, e kishte kete vlere. Largimet masive te shqiptareve( mbi nje milion), represioni i vazhdueshem i regjimit te sotem ndaj kundershtareve dhe situata e veshtire qe kaloi PD ne keto dy vite, na benin ne te prisnim me nje lloj “ankthi” se sa do te na pergjigjeshin shqiptaret !
Pergjigjen e morrem ne dhe ata qe shpresonin te kunderten!
Lini një Përgjigje