
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar për Amnistinë Penale dhe propozimin që të “falen” të dënuarit për korrupsion nga GJKKO.
Sipas Tabakut, ky propozim i socialistëve vjen sepse duan të përdorin Parlamentin si mburojë për korrupsionin.
“Propozimi i Partisë Socialiste për të përdorur Parlamentin si amnistues i veprave penale të ndëshkuara nga GJKKO është një tjetër hap i kësaj mazhorance kundër Reformës në Drejtësi dhe Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Parlamenti nuk është mburoja e korrupsionit në nivele të larta dhe as amnistuesi tij! Politika, nuk është ajo që thua por ajo që bën; dhe kjo e tregon qartësisht atë që mazhoranca po bën”, shkruan Tabaku.
Lini një Përgjigje