TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 14:50

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Bardhi: Vendimi i Kushtetueses, tradhti kombëtare!

Shkruar nga Pamfleti
Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, Bardhi: Vendimi i
Gazment Bardhi

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza ditën e sotme ndaj Gjykatës Kushtetueses  për marrëveshjen për emigrantët.

Bardhi tha se Gjykatës Kushtetuese kreu një akt tradhëtie teksa i dha ‘ok’ marrëveshjes me Italinë për emigrantët

“Dua pa dyshim të bëj një koment për vendimin e GJK për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Keqardhje e thellë që GJK nuk u ngrit në interesin e opinionit publik, nuk kërkoi mendim të pavarur të GJEDNJ, akt i tradhtisë kombëtare. Marrëveshja përfshin Shqipërinë në hartën e vendeve që cënon të drejtat e qytetarëve”, tha Bardhi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 20 Shkurt

Më 20 Shkurt Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë firmosjes në Kuvend të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampit në Gjadër për pritjen e emigrantëve afrikanë. 

Votimi me shumë gjasa do të bëhet të enjten e 22 shkurtit, siç deklaroi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në mbledhjen e grupit.

Për ta miratuar marrëveshjen kërkohen 71 vota e socialistët i kanë.

Prej 18 janarit, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim, në 3 seanca, kërkesën e një grupi prej 30 deputetësh opozitarë të cilët kërkuan që protokolli mes dy vendeve të shpallej antikushtetues.  Më 29 janar 2024 Gjykata Kushtetuese me një votim 5 me 4 shpalli marrëveshjen Kushtetuese, ndërsa sot u zbardh dhe vendimi i arsyetuar në 43 faqe. 

gazment bardhi marrëveshja për emigrantët

Lini një Përgjigje