
Deputeti Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk do ta votojë Amnistinë Penale nesër në seancë parlamentare.
Duke folur edhe për aksionin opozitar, Bardhi tha se do të vijojë i njëjti skenar kaosi në Parlament.
Ndërkohë deputeti hodhi akuza se mazhoranca po përpiqet të kapë çdo institucion.
“Amnistia është kthyer në një akt jo transparent. Në një akt ku secili në mënyrë të fshehtë shton dhe heq sipas interesi të tij dhe ju e dini që prej muajsh jemi në një aksion brenda kuvendit dhe ky aksion do të vijojë.
Në parim amnistia është një akt humanizmi i deputetëve dhe do duhet të qëndrojë larg sherrnajës mazhoranca – opozitë. Ka qenë gjithmonë një akt konsesual, por në këtë rast nuk kas pasur asnjë procedurë për konsesualitetin.
Në këtë temë duhet të hedh poshtë disa lajme, sikur kolegë brenda Grupit Parlamentar PD kanë kërkuar shfuqizim e nenit 5 pika 2, që lidhet me vendimet e gjykatës kundër korrupsionit, e vërteta është që ky është një propozim i Plarent Ndrecës” tha ai.
Lini një Përgjigje