TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 15:04

Ankimuan vendimin për përjashtimin nga Parlamenti, Vokshi dhe Hoti: Është nul, nesër do të jemi në seancë

Shkruar nga Pamfleti

Ankimuan vendimin për përjashtimin nga Parlamenti, Vokshi dhe Hoti:

Deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti, në një konferencë për mediat, kanë deklaruar se vendimi që i përjashton ato nga punimet e Parlamentit është nul dhe ndaj ato nuk do ta respektojnë.

Dy deputetet kishin ankimuar vendimin, por mbledhja e Byrosë së Kuvendit që do të shqyrtonte kërkesën, nuk u realizua.

Vokshi dhe Hoti deklaruan se do të jenë të pranishme nesër në seancën e Parlamentit.

Deputetja Vokshi u shpreh se mbledhja nuk u zhvillua me urdhër të Ramës, ndërsa tha se vendimi i Sekretariatit të Etikës tashmë është nul dhe nesër do të marrin pjesë në seancën plenare.

“Edhe e ndoqët, mbledhjen e turpshme të Byrosë së Kuvendit mbas ankimimit që unë dhe kolegia Hoti bëmë për vendimin antikushtetues për përjashtimin për 10 ditë nga e gjithë veprimtaria parlamentare.

Shumë kolegë na thanë se nuk do arrini asgjë, por patë që mbledhja e stisur dështoi me sukses. U dhanë urdhër për të dështuar sepse nuk u bë kuorumi. Felaj tha se kaq mund të bëj për ju. Mirë që të dënojnë pa ndjekur asnjë procedurë, afat dhe në shkelje të neneve 64 dhe 65, por nuk të japin as mundësinë të kundërshtosh.

Një mesazh kam për Ramën dhe Nikollën dhe deputetët e mazhorancës, nuk do ia dilni dot. Edhe një deputet të mbetet në Kuvend, ju sigurojmë që nuk do të ketë jetë normale parlamentare. Vendimi është nul, nesër unë dhe kolegia do të jemi në seancë plenare”, tha Vokshi.

Ndërsa Hoti tha se deputetët e PS-së nuk patën guxim të shprehin arsyet pse kërkuan përjashtimin e tyre, ndërsa tha se Parlamenti është kthyer në noter të krimit.

“Sot anëtarët e Byrosë së Kuvendit, ishin fshehur dhe nuk kishin guxim të përballeshin mbi arsyet se pse përjashtuan deputetë. E kuptojmë hallin e tyre, janë të trembur nga protesta qytetare, këtë nuk ua zgjim dot. Në shkelje të çdo rregulloreje përjashtimi i deputetëve. Ata që firmosën përjashtimin as nuk e dinin çfarë po firmosur. Parlamenti është kthyer në noter të krimit. Ne protestojmë për të kthyer parlamentin në shinat e kushtetutshmërisë. Përjashtimet nuk na de motivojnë”, tha Hoti.

albana vokshi elda hoti

Lini një Përgjigje