
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias ka provokuar nga Janina, duke kërcënuar Shqipërinë. Teksa ka marrë pjesë në paradën e ceremonisë për 111 vjetorin e çlirimit të Janinës nga pushtimi otoman, Dendias ka folur për të drejtë e minoritarëve.
Absurdi është se Greqia ju ka mohuar çdo të drejtë shqiptarëve të Janinës. Askush nuk guxon madje të thotë se ka origjinë shqiptare. Ndërkohë Athina lëshoi mesazhe lidhur edhe me rastin e Belerit, duke kërcënuar me bllokim të integrimit.
Në fjalën e mbajtur pas përfundimit të ceremonisë, ministri grek theksoi se “Greqia është një vend i vendosur në favor të perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
Ai vazhdoi duke i dërguar Shqipërisë mesazhe duke thënë se: "Unë jam duke iu referuar edhe Shqipërisë fqinje, e cila, megjithatë, gjithmonë në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane, duhet të ketë edhe nevojën për të respektuar acquis evropiane”.
Ministri shprehu gëzimin dhe nderin që ndodhej në Janinë për 111-vjetorin e çlirimit të qytetit nga perandoria osmane, ndërsa theksoi se 21 shkurti është një datë historike në historinë greke. Po ashtu ai provokoi duke përmendur Epirin.
“Më 21 shkurt u vulos fitorja e ushtrisë greke në Luftërat Ballkanike dhe integrimi i Epirit në shtetin grek”, tha ai. Epiri ka qenë shqiptar dhe Dendias bën mirë ta mësojë këtë.
Lini një Përgjigje