TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2024, 18:04

Ndryshime në radhët e zv.ministrave, Rama shkarkon Albana Tolen nga Arsimi

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshime në radhët e zv.ministrave, Rama shkarkon Albana Tolen nga

Me vendim të Këshillit të Ministrave sot është shkarkuar nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Albana Tole u emërua zv.ministre e Arsimit dhe Sportit në nëntor të vitit 2021.

Ende nuk dihet se kush do të zërë vendin e zv.ministres së Arsimit.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2023, grupi i Rithemelimit e kishte denoncuar publikisht, duke deklaruar se kompania e saj ka përfituar një tender nga Ministria e Mjedisit, ku kishte marrë 64 milionë lekë për kaçavida dhe gozhda.

Lini një Përgjigje