TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 13:10

Arrestimi i Vangjush Dakos, Berisha deklaratë të fortë në Kuvend: Ulsi Manja nxori sekretin, dekonspiroi SPAK-un

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Vangjush Dakos, Berisha deklaratë të fortë në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë sot në Kuvend ku tha se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dekonspiruar SPAK-un lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiaut Vangjush Dako.

Berisha tha se ka qenë ministri Manja i cili 4 ditë para arrestimit ka njoftuar Vangjush Dakon dhe ka nxjerrë sekretin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

“Merr një rrogë që, prit se do të kthehem dhe ty. Vendin e ke te Gjushi, je ti që e njoftove, 4 ditë dekonspirove. Ulsi manja nxorri sekretin, është njeriu i pazareve me Edi Ramën. Kush ia tha Gjushit, i gjithë Durrësi flet për ty, ke nxjerrë sekretin, je një lloj jargo, mos më ndërpre. Ky është komisioneri i shitjes së të dhënave, pretendon se ka një ligj, thyehet 1 milion herë”, tha ai.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u dorëzua në drejtorinë e Policisë së Tiranës pasditen e së martës (6 qershor), pasi Gjykata e Posaçme firmosi një urdhër-arrest ndaj tij të lëshuar nga SPAK për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bashkë me Dakon u arrestuan edhe pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit si dhe një ndërtues, ndërsa tre nëpunëse gra u lanë me masën e arrestit shtëpiak.

Urdhër-arresti për Dakon u lëshua pas hetimeve të kryera për dy çështje të ndara; zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.

Kallëzimi për tenderin e shëtitores ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

Lini një Përgjigje