TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 12:08

Rama me tone të forta: Amerikanët zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin e fajëson e tërë bota diplomatike

Shkruar nga Pamfleti
Rama me tone të forta: Amerikanët zotët e shtëpisë
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se ka propozuar një draft për Asosacionin e  komunave në veri të Kosovës, pa pyetur fare Albin Kurtin, tha se atë po e sulmojnë gjithë ndërkombëtarët.

Kjo situatë më shkakton keqardhje, u shpreh Rama në konferencën për mediat.

“Kurti e fajëson bota e tërë diplomatike dhe mua kjo më shkakton keqardhje. Nuk jam as për ta gjykuar, as për ta”.

Sipas kryeministrit të vendit, aleatët duan të mirën e Kosovës.

“E gjitha bota do të mirën e Kosovës, nuk janë vetëm aleatët europiane dhe amerikane. Janë edhe aleatë të tjerë që janë të shqetësuar. Nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë kërkon Kosova më.", tha Rama.

Rama tha gjithashtu se ka propozuar një dokument në lidhje me implementimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë, e cila sipas tij është nyja gordiane e dialogut Kosovë-Serbi. Ai u shpreh se Kosova duhet të dëgjojë ndërkombëtarët në hapat e saj, ndërsa sipas tij qëndrimi i Serbisë dihet tashmë.

"Ata janë zotët e shtëpisë në atë vend. Ata ndërkombëtarërt e kanë ndërtuar atë shtëpi me bomba dhe luftë. Nëse ata largohen nga ajo shtëpi, ajo shtëpi kthehet në ditët më të zeza të saj. Unë e kam mbështetur Albin Kurtin kur mori pushtetin. E kam mbështetur edhe kur disa qorra e kanë sulmuar pse u ul me Presidentin Vuçiç në tavolinë sepse ajo është rruga.", u shpreh kryeministri.

 

rama kurti

Lini një Përgjigje