
Ish kryedemokrati, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë sa i takon drejtimit të Partisë Demokratike.
Në një prononcim para gazetarëve, Basha ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha është i përjashtuar nga PD, duke shtuar se partia nuk drejtohet prej tij.
“PD nuk e drejton Berisha. Është përjashtuar me vendim të kryesisë pas dhunës së 8 janarit në PD.”, tha Basha.
Basha ka deklaruar gjithashtu se ai ka qenë gjithmonë pjesë e PD-së, por thjeshtë ka bërë një hap pas. Madje ai tha se ka marrë pjesë edhe në fushatë por duke mos marrë rolin e protagonizmit.
"Unë nuk kam ikur. Këtu kam qenë që të rikthehem kam bërë një hap pas! Kam marrë pjesë në fushatë. Kam qenë në kandidatin për Tiranën, por s’doja të bëhesha protagonist.", u shpreh ai.
Duke folur për përplasjet mes demokratëve në mbledhjen e kryesisë, ish kreu i PD u shpreh se propozimi i tij është që ata militantë nëse kanë funksione e detyra të mos jenë më.
I pyetur nëse ka moral për t’u rikthyer për të garuar për PD-në, Basha tha se këtë e vendosin demokratët.
"Humbjen më të thellë ua kanë sjellë ato që keni çdo ditë në studiot tuaja (Berisha). Siç ja bëtë për Dan Hutrën. Këtë do të vendosin demokratët.", theksoi Basha.
Lini një Përgjigje