TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 11:19

Kaosi mes demokratëve, Salianji: PD është marrë peng nga Basha, janë lëngaraqë para Ballës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi mes demokratëve, Salianji: PD është marrë peng nga

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar sherret dhe debatet që kanë ndodhur në Kryesinë e Partisë Demokratike, ndërsa gishtin e drejton nga Lulzim Basha.

Në një prononcim për mediat, Salianji deklaron se në kryesinë që u mblodh dy ditë më parë ka më shumë kandidatë për kryetar sesa anëtarë. Më tej ai thekson se Bashës nuk i interesojnë njerëzit, por ka paratë. Ai ka theksuar gjithashut se PD është marrë peng nga Basha.

“Nëse nuk do të ishte dhuna apo shantazhi ndaj deputetëve dhe ndaj mediave ajo ngjarje do ishte si një sherr në lagje pa asnjë kuptim politike, ndodhin sherre në lagje mes të dehurve.

Vëmendjen e merr sepse aty ka deputetë të dalë nga lista e PD, aty është një njeri i cili e ka marrë peng, e kam thënë më parë që ish kryetari i partisë nuk është dorëhequr, u detyruar të tërhiqej për shkak të presionit që i bëmë ne. Vazhdon ta mbajë zvarrë atë parti, do të tretet bashkë me partin dhe logon dhe më vjen keq për këtë. Ashtu siç më bëjnë keq që shumë njerëz që kanë besuar në kauza dhe jo në person kanë momentin për të kuptuar që bëhet fjalë për interesa private dhe personale.

Nuk kam ndonjë interes, përveç interesit që i dhemb çdo demokrati, është sekuestruar vula sigla dhe paratë. Aty ka më shumë pretendentë për kryetar partie sesa anëtarë. Në atë parti kërkohet që të rikthehet ish-kryetari i partisë, sepse aty nuk ka njerëz, atij nuk iu interesojnë njerëzit, por ka para dhe ato i interesojnë aq sa nuk i shpërndan as për kandidatët dhe këshillat bashkiakë.PD janë njerëzit, nuk është vula sigla, apo një njeri që e mban, se e mban Edi Rama. Është një situatë ku çdo demokrat duhet të reagojë me forcë”, tha Salianji.

pd demokrate basha salianji

Lini një Përgjigje