TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 11:05

Gështenja tregon prapaskenat e përplasjeve në mbledhjen e Kryesisë së PD: Jemi kërcënuar, falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike!

Shkruar nga Pamfleti
Gështenja tregon prapaskenat e përplasjeve në mbledhjen e
Lefter Gështenja

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja është shprehur se në mbledhjen e Kryesisë është kërcënuar nga disa deputetë. Gështenja tha se nëse s’do ishin gazetarët, përplasja mes deputetëve mbrëmjen e 5 qershorit do ishte kthyer në fizike. 

Askush nuk duhet të nxitojë për të marrë vendimet e PD. Ajo që kërkoj është që duhet t’i japim frymëmarrje. Do jetë krejt e lexueshme nesër. Ajo që ka ndodhur atë natë ka qenë më shumë sesa e turpshme, krejtësisht e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë më. Më kërcënuan dhe mua dhe kolegë të tjerë. Falë gazetarëve nuk pati përplasje fizike. Unë e fut veten tek njerëzit që kërkoj që demokratët të bashkohen.

Duhet të bashkohen demokratët, s’na bëjnë emrat. Ne duhet të kontribuojmë për një PD më e madhe se e djeshmja dhe e madhe se ajo e 2021. Ne duhet të vrapojmë për ta bërë PD më të madhe. Nëse duam një partiçkë të vogël do vijojë kjo situatë. Këto kryetarët kanë bërë ndonjë shkollë dhe vetëm ata e bëjnë? Unë mendoj se ka kandidatë shumë të mirë brenda PD për njerëz të denjë. Askush s’ka frikë nga gara dhe askush s’ka frikë nga vota. Nëse nuk rrisim besimin brenda demokratëve se bëjmë dot as te shqiptarët."-u shpreh Gështenja në Kuvend. 

lefter gështenja pd

Lini një Përgjigje