TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Qershor 2023, 10:05

Ministria e Jashtme “vulos” pazaret për ambasadorët e rinj, publikohet lista zyrtare

Shkruar nga Pamfleti
Ministria e Jashtme “vulos” pazaret për ambasadorët e
Ministria për Europën dhe Punët e jashtme

Ministria për Europën dhe Punët e jashtme ka zbardhur zyrtarisht emrat e rinj të ambasadorëve shqiptarë në disa shtete. Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është propozuar për Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të
Bashkuara në Gjenevë.
Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish-deputeti socialist Fatmir Velaj.

Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është propozuar për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Ministria e Jashtme “vulos” pazaret për ambasadorët eMinistria e Jashtme “vulos” pazaret për ambasadorët e

 

ministria për europën dhe punët e jashtme ambasadoret

Lini një Përgjigje