
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka ironizuar ish kryeministrin Sali Berisha pas kërcënimeve ndaj deputetëve në mbledhjen e Kryesisë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Çollaku shkruan se dhuna verbale që Berisha e shiti sikur e dënonte në fakt është një metodë që ai e ka bërë gjithnjë me ata që janë kundër tij. Sipas deputetit, kjo metodologji e Berishës është elementi kryesor i rrënimit të Partisë Demokratike.
“Unë dënoj e refuzoj me përbuzje çdo akt bullizimi verbal ndaj kolegëve të mi deputetë. Më vjen mirë që dhe zoti Berisha e bëri këtë, pasi që nga 8 janari e në vijim kjo u ndodh në mënyrë sistematike çdo deputeti, burrë e grua që ka patur mendim ose qendrim ndryshe.
Mendimet e kundërta, debati, kritika, janë jo dobësi por forca jonë. Ky është integritet e dinjitet. Sot Partia Demokratike është forca e vetme që ofron këtë dimension lirie dhe ngjan kaq e vetmuar në këtë oqean konformizmi e hipokrizie kolektive.”, shkruan Çollaku.
Lini një Përgjigje